Kalo te përmbajtja

Shërbimet tona

Startup

Për startup dhe biznese individuale.

34,99 €/muaj

Çka përfshihet:

  • Kontabiliteti i plotë.
  • Deklarimet tatimore në ATK, si dhe regjistrimi dhe ndryshimet në ARBK.
  • Ngarkimi ditor i transfereve bankare, me kategorizim në mënyrë automatike.

Pro

Më e përdorura

Për biznese në rritje.

91,99 €/muaj

Gjithçka nga pakoja Startup, si dhe:

  • Numër i pakufizuar punonjësish.
  • Analizimi i kontratave — deri në 20 kontrata në muaj.
  • Asistent për legjislacionin e Kosovës — 30 pyetje në muaj.
  • Një tablet OneUp, i përfshirë.

Plus

Për korporata.

139,99 €/muaj

Gjithçka nga pakoja Pro, si dhe:

  • Menaxher i përkushtuar dhe mbështetje jashtë orarit.
  • Analizimi i kontratave — i pakufizuar.
  • Asistent për legjislacionin e Kosovës — pyetje të pakufizuara.

Përfshihet në çdo pako

Kontabiliteti i plotë

Nga regjistrimi i çdo transferi deri te pasqyrat financiare, ju e shihni gjithçka në kohë reale.

  • Regjistrimi i të hyrave dhe të dalave.
  • Libri i Shitjes dhe Libri i Blerjes.
  • Mbyllja mujore dhe vjetore.
  • Pasqyrat financiare vjetore.
  • Ruajtja e dokumenteve sipas ligjit (Ligji nr. 06/L-032).

Deklarimet tatimore në ATK, si dhe regjistrimi dhe ndryshimet në ARBK

Regjistrojmë biznesin tuaj, përgatisim dhe dorëzojmë deklaratat tatimore, si dhe kryejmë çdo ndryshim në ARBK.

  • TVSH mujore (TV) me Librin e Shitjes/Blerjes.
  • Tatimi në pagë (WM) + kontributet pensionale.
  • Tatimi në burim për qira/interes/joresidentë (WR).
  • Kësti tremujor (QL) dhe Deklarata vjetore e tatimit në fitim (CD).
  • Regjistrimi i biznesit të ri ose bartja e një ekzistuesi në ARBK.
  • Ndryshime në ARBK (emër, adresë, aktivitete, pronarë, kapital).
  • Statuti dhe pronarët përfitues (Ligji nr. 08/L-265).

Kalendari automatik i deklarimeve

Procesi automatizohet nga fillimi në fund: çdo deklaratë dhe pagesë vendoset në kalendar dhe ndiqet sipas urgjencës.

  • Të gjitha afatet (WM, WR, TV, QL, CD, tatimi në pronë, KKRF, etj.).
  • Kujtues para afatit.
  • Njoftim para se të kryhet dhe pasi të kryhet.
  • Statusi Së shpejti / Në vijim / Më vonë.

Ngarkimi ditor i transfereve bankare, me kategorizim në mënyrë automatike

Ngarkoni transferet në platformë, ku ato kategorizohen në mënyrë automatike, pastaj ju vetëm i miratoni.

  • Pasqyra bankare për të gjitha llogaritë.
  • Asistenti OneUp: propozim shpjegimi e kategorie për çdo transfer.
  • Lidhja e transferit me faturë, aset, shpenzim ose pagë.
  • Filtra dhe kërkim (kjo javë, 3 muajt e fundit, periudhë e zgjedhur).

Pasqyra e biznesit 24/7 dhe shëndeti financiar

Një pamje e vetme ju tregon në çdo kohë si qëndron biznesi: paratë në llogari, faturat e hapura dhe shëndeti financiar.

  • Bilanci total bankar (të gjitha llogaritë).
  • Fatura të hapura.
  • Rrjedha e parasë sipas muajve.
  • Shëndeti financiar (Keq / Mesatar / Mirë / Shumë mirë).
  • Kategoritë e shpenzimeve.

Sipas pakos

Çka ndryshon sipas pakos

Analizimi i kontratave

Kontrata të analizuara sipas legjislacionit të Kosovës para nënshkrimit.

Ngarkoni çdo kontratë dhe merrni, para nënshkrimit, një përmbledhje në gjuhë të thjeshtë: rreziqet, kushtet e pafavorshme dhe çdo mospërputhje me legjislacionin e Kosovës.

  • Përmbledhje e kontratës në gjuhë të thjeshtë.
  • Çështjet sipas rrezikut (I lartë / Mesatar / I ulët).
  • Rekomandime për ndryshime.
  • Biblioteka e kontratave të analizuara.
  • Zgjedhja e gjuhës së shqyrtimit.
StartupPër startup dhe biznese individuale.
3/muaj
ProPër biznese në rritje.
20/muaj
PlusPër korporata.
I pakufizuar

Asistent për legjislacionin e Kosovës

Asistenti OneUp e njeh ligjin dhe ju përgjigjet me fjalë të thjeshta.

Pyetni çka të doni. Përgjigjet mbështeten në legjislacionin e Kosovës dhe në të dhënat e biznesit tuaj, me grafikë kur nevojiten.

  • Pyetje për financat, shpenzimet dhe detyrimet tuaja.
  • Përgjigje të bazuara në të dhënat e biznesit tuaj.
  • Rekomandime dhe grafikë.
  • Vetëm-lexim: ju çon te ekrani i duhur për me vepru, nuk i ndryshon të dhënat vetë.
StartupPër startup dhe biznese individuale.
Pyetje bazë
ProPër biznese në rritje.
30 pyetje në muaj
PlusPër korporata.
Të pakufizuara

Numër i pakufizuar punonjësish

Menaxhoni punonjësit.

Punësoni dhe kontraktoni ekipin brenda OneUp: ofertat e nënshkruara, dosjet e punonjësve dhe pagesat mbahen në një vend, të përputhura me të dhënat bankare.

  • Punësim i nënshkruar me gjurmë auditi (ofertë → nënshkrim → punësim).
  • Paga në NETO / TAP / Pension.
  • Projeksion i pagave dhe skenarë për të ardhmen.
  • Barazim automatik me pasqyrën bankare.
  • Leje e papaguar dhe llogaritje e ditëve.
StartupPër startup dhe biznese individuale.
Nuk përfshihet
ProPër biznese në rritje.
Përfshihet
PlusPër korporata.
Përfshihet

Menaxher i përkushtuar dhe mbështetje jashtë orarit

Mbështetje e përkushtuar edhe jashtë orarit të punës.

Gjatë javëve me afate tatimore kritike, menaxheri juaj ju përgjigjet edhe kur orari ka përfunduar.

  • Menaxher i përkushtuar për biznesin tuaj.
  • Mbështetje mbrëmjeve dhe fundjavave gjatë afateve.
  • Përparësi në përgjigje.
StartupPër startup dhe biznese individuale.
Nuk përfshihet
ProPër biznese në rritje.
Nuk përfshihet
PlusPër korporata.
Përfshihet

Tablet OneUp

Një tablet për biznesin tuaj, me aplikacionin OneUp gati për punë.

Pakot Pro dhe Plus e përfshijnë një tablet pa kosto shtesë, me aplikacionin OneUp të instaluar dhe gati për punë, që biznesin ta keni me vete kudo që jeni.

  • Tablet për biznesin tuaj, pa kosto shtesë.
  • Aplikacioni OneUp i instaluar dhe gati për punë.
  • Faturim direkt në dyqan.
  • Miratim i dokumenteve kudo që jeni.
StartupPër startup dhe biznese individuale.
Nuk përfshihet
ProPër biznese në rritje.
Përfshihet
PlusPër korporata.
Përfshihet

Regjistrimi i markës tregtare

Shërbim shtesë

Mbrojeni emrin dhe logon e biznesit tuaj.

Ju ndihmojmë ta regjistroni markën tregtare pranë autoritetit përkatës në Kosovë, që askush të mos e përdorë pa autorizimin tuaj.

  • Kontroll paraprak i disponueshmërisë së emrit/markës.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i aplikimit.
  • Ndjekja e procesit deri te regjistrimi.
  • Ruajtja e certifikatës në OneUp.
Startup · Pro · PlusShërbim shtesë, i disponueshëm në të gjitha pakot.
149 €pagesë e njëhershme

Pyetjet e bëra shpesh.

A mund ta hap biznesin përmes OneUp?

Po. E nisni me një bisedë gjatë regjistrimit: aty ju tregojmë hap pas hapi se cilat të dhëna nevojiten, dhe ne i përgatisim të gjitha dokumentet për ju. Hapja e biznesit përmes OneUp është 100% falas.

A e zëvendëson OneUp kontabilistin tim?

Qëllimi ynë nuk është t’i zëvendësojmë kontabilistët: mund ta mbani të tuajin dhe OneUp punon së bashku me të. Por e vërteta është se gjithçka mund të kryhet brenda platformës, nga regjistrimi i çdo transferi deri te pasqyrat financiare.

A është OneUp vetëm për kompani të reja?

Jo. OneUp është ndërtuar për biznese të reja, biznese ekzistuese, profesionistë të pavarur dhe investitorë nga mërgata. Edhe kalimi i një biznesi ekzistues nis me një bisedë gjatë regjistrimit: i sillni të dhënat e nevojshme, deri në 6 vjet histori financiare, dhe ky proces është gjithashtu falas.

Si më ndihmon OneUp me financim?

OneUp përdor të dhënat e biznesit tuaj dhe një algoritëm që i mbulon të gjitha institucionet financiare në Kosovë, për m’e gjetë produktin më të lirë dhe më të përshtatshëm për ju. Përveç kësaj, ofrojmë mbi 25.000 € fonde për Google Cloud dhe AWS.

A mund ta përdor OneUp nga Zvicra ose Gjermania?

Po. OneUp është i ndërtuar edhe për mërgatën, duke ju mundësu ta hapni, menaxhoni dhe rritni biznesin tuaj në Kosovë. Kemi integruar nënshkrimet digjitale të konfirmuara nga institucionet, kështu që nuk ju duhet të udhëtoni deri në Kosovë vetëm për një dokument ose një nënshkrim.

Kontakti

Na shkruaj

Keni pyetje për ndonjë pako apo shërbim? Na shkruani dhe ekipi ynë ju kontakton së shpejti.

Shkruani pak më shumë detaje, që të kemi kontekst të mjaftueshëm për me ju ndihmu.

Duke na shkru, pajtoheni me Politikën e Privatësisë dhe Kushtet e Shërbimit të OneUp. Të dhënat tuaja mbeten gjithmonë konfidenciale.