Kalo te përmbajtja
Një tablet OneUp, me stilolapsin të vendosur në anën e sipërme, ngrihet nga pozita e shtrirë. Në ekran, asistenti i regjistrimit të OneUp e krijon një biznes shembull në një bisedë të shkurtër dhe hap pasqyrën e tij; pastaj tableti rrotullohet për të treguar anën e hollë dhe logon e gdhendur në pjesën e pasme, dhe vendoset mbi një tastierë.

Biznesi yt, në një tablet.

Mirë se vini! Si do të quhet biznesi?

Buna Sh.p.k., programim kompjuterik dhe konsulencë biznesi.

Çdo përdorues i pakove Pro dhe Plus e merr një tablet falas, me aplikacionin OneUp të instaluar dhe gati për punë.

  • Faturo direkt në dyqan.
  • Kontrollo financat në çdo kohë.
  • Mirato dokumentet kudo që je.
  • Menaxho stafin dhe pagat.

Rrëshqit poshtë për ta parë OneUp në punë

Kalo te përmbajtja

Biseda në tablet

Biznesi yt, në një tablet.

  1. Asistenti i regjistrimit: Mirë se vini! Si do të quhet biznesi?
  2. Ju: Buna Sh.p.k., programim kompjuterik dhe konsulencë biznesi.
  3. Gati në një bisedë të shkurtër.
  4. Asistenti i regjistrimit: U plotësuan 4 detaje. Cila prej tyre është veprimtaria juaj kryesore? Zgjidhni një më poshtë. Programim kompjuterik (NACE 6201), Konsulencë biznesi dhe menaxhimi (NACE 7022).
  5. Ju: Kryesore — Programim kompjuterik.
  6. Asistenti i regjistrimit: Rishikoni dhe dërgoni. Kontrolloni gjithçka më poshtë, pranoni kushtet dhe dërgoni — pa dalë nga biseda.
  7. Aplikimi juaj është në proces. Faleminderit — e kemi pranuar aplikimin tuaj dhe stafi ynë do ta fillojë shqyrtimin së shpejti. Do t'ju njoftojmë me email sa herë që statusi ndryshon.
  8. Financat, të gjitha në një vend.

OneUp u përshtatet më së miri nevojave tuaja.

Mundësi financimi

Gjeni financim për biznesin tuaj.

Buna Sh.p.k.

Produkte kredie të renditura sipas normës dhe shanseve për miratim, plus kredi cloud dhe një vlerësim shëndeti.

  • Produkte kreditore të përshtatura për biznesin tuaj.

  • Mbi 25.000 € fonde për shërbimet e Google Cloud dhe AWS.

  • Vlerësim i shëndetit financiar.

Demonstrim i produktit me identitete fiktive dhe shifra ilustruese.

Financim · produkte kreditore
Banka juaj100.000 € – 500.000 €Shumë e mundshme
Shëndeti financiar
Aftësia për me paguE mirë
Fitimi i biznesitShumë i mirë
Varësia prej borxhitMesatare

Biznesi · ARBK dhe ATK

Gjithçka për biznesin tuaj, në një vend.

Buna Sh.p.k.

Identiteti juaj në ARBK, aktivitetet, njësitë dhe pozita tatimore në një regjistër vetëm-lexim — i ndryshuar vetëm përmes një kërkese të audituar.

  • Regjistroni ose transferoni biznesin tuaj në OneUp.

  • Kërkesa për ndryshime në një platformë të vetme.

  • Deklarime dhe pasqyra financiare me shpjegime të qarta.

Demonstrim i produktit me identitete fiktive dhe shifra ilustruese.

Buna Sh.p.k.ARBK · ATK
Pronësia
  • Luan Gashi60%
  • Besnik Shala40%
Qarkullimi vjetor18.000 € / 30.000 €
Pragu për regjistrim në TVSH

Asistent për analizimin e dokumenteve

Analizoni çdo kontratë sipas legjislacionit të Kosovës.

Buna Sh.p.k.

Ngarkoni një kontratë dhe merrni përmbledhje, rreziqe dhe rregullime — përballë ligjit të Kosovës.

  • Rreziqet e kontratës, të qarta që në fillim.

  • Analizë e detajuar e çdo neni.

  • Shpjegime në gjuhën që zgjidhni vetë.

Demonstrim i produktit me identitete fiktive dhe shifra ilustruese.

Kontratë pune.pdf
Rreziqe
  • Rrezik i lartë
  • Rrezik i ulët

Punonjësit

Punëso, paguaj dhe menaxho stafin.

Buna Sh.p.k.

Dërgoni oferta të nënshkruara, menaxhoni kontratat dhe llogaritni pagat e Kosovës — çdo ndryshim në gjurmë auditi.

  • Brenda platformës llogariten dhe deklarohen pagat dhe bonuset, dhe menaxhohen pushimet dhe orari.

Demonstrim i produktit me identitete fiktive dhe shifra ilustruese.

Punonjës
Drita HoxhaE punësuarDrejtoreshë
Lloji i kontratës
Kohë e plotë
Paga NETO mujore
1.000 €
Data e fillimit
2026-06-15
Statusi
  1. Kontrata është dërguar për nënshkrim.Shkarko kontratën

Shitjet

Lësho dhe ndiq faturat.

Buna Sh.p.k.

Arkëtoni faturat e papaguara më shpejt përmes ndjekjes automatike.

Demonstrim i produktit me identitete fiktive dhe shifra ilustruese.

Financa · FaturaNë përgatitje → E lëshuar → E paguar
Shto faturë
Atlas RetailINV-001 · 20.000 €E vonuar
Gjithsej në përgatitje · Beacon Media9.000 €
Lësho faturën

Asetet

Regjistro dhe ndiq asetet dhe amortizimin e tyre.

Buna Sh.p.k.

Regjistroni asetet fikse me kategorinë, normën dhe jetëgjatësinë e duhur sipas tatimit mbi të ardhurat e korporatave të Kosovës. OneUp ndjek koston e kapitalizuar dhe vlerën kontabël dhe paraqet grafikun e amortizimit linear gjatë gjithë jetës së asetit — me inventarin dhe blerjet krah tij.

Demonstrim i produktit me identitete fiktive dhe shifra ilustruese.

Buna Sh.p.k.Asetet
Licencë softueri — 2026Aktiv
Kosto (EUR)
50 €
Vlera kontabël
32,38 €
20262027

Amortizim linear me 10% gjatë 1 viti

Çdo transfer kategorizohet dhe përpunohet në mënyrë automatike.

Çdo transfer kategorizohet dhe përpunohet në mënyrë automatike.
  • ATK — tatimeI pashpjeguar−600 €
  • Klient — INV-005I pranuar+9.000 €
  • Hostim cloudI pashpjeguar−50 €
  • ATK — tatimeTatim−600 €
  • Klient — INV-005Shitje+9.000 €
  • Hostim cloudSoftuer−50 €

Teknologji e mbikëqyrur nga ekspertë të kualifikuar.

  1. Kategorizimi i shpenzimeve

  2. Deklarata e TVSH-së (TV)

  3. Pagat dhe kontributet (WM)

  4. Kësti tremujor (QL)

  5. Parashikimi i rrjedhës së parasë

  6. Ndryshimet në ARBK

  7. Analiza e kontratës

  8. Pasqyrat financiare vjetore

OneUp
  • Arta

    Kontabiliste e certifikuar

  • Hana

    Këshilltare tatimore

Këqyre Kosovën

Histori të vërteta. Biznese të vërteta.

  • Thana & Redon

    Kuzhinë e rafinuar, Prishtinë

    “Jemi një restorant me kuzhinë të rafinuar në zemër të Prishtinës, ku trashëgiminë shqiptare e sjellim në pjatë me përbërës stinorë.”
  • Ros Leather

    Punime artizanale prej lëkure, Prishtinë

    “Në atelienë tonë të punimeve artizanale prej lëkure, çdo copë e krijojmë me kujdes dhe durim.”
  • Frisso Fry

    Patate të skuqura artizanale, Prishtinë

    “Jemi një koncept i ri me patate të skuqura artizanale dhe duam që çdo pjatë të jetë e përsosur.”

Shërbimet

Startup

Për startup dhe biznese individuale.

34,99 €/muaj

Çka përfshihet:

  • Kontabiliteti i plotë.
  • Deklarimet tatimore në ATK, si dhe regjistrimi dhe ndryshimet në ARBK.
  • Ngarkimi ditor i transfereve bankare, me kategorizim në mënyrë automatike.

Pro

Më e përdorura

Për biznese në rritje.

91,99 €/muaj

Gjithçka nga pakoja Startup, si dhe:

  • Numër i pakufizuar punonjësish.
  • Analizimi i kontratave — deri në 20 kontrata në muaj.
  • Asistent për legjislacionin e Kosovës — 30 pyetje në muaj.
  • Një tablet OneUp, i përfshirë.

Plus

Për korporata.

139,99 €/muaj

Gjithçka nga pakoja Pro, si dhe:

  • Menaxher i përkushtuar dhe mbështetje jashtë orarit.
  • Analizimi i kontratave — i pakufizuar.
  • Asistent për legjislacionin e Kosovës — pyetje të pakufizuara.

Ende nuk jeni gati ta hapni biznesin?

Nëse ju pëlqen ajo që shihni, shkruani adresën e email-it më poshtë dhe ne do t’ju kujtojmë pas periudhës që zgjidhni.

Më kujto pas

Shiko vetë si funksionon.

A mund ta hap biznesin përmes OneUp?

Po. E nisni me një bisedë gjatë regjistrimit: aty ju tregojmë hap pas hapi se cilat të dhëna nevojiten, dhe ne i përgatisim të gjitha dokumentet për ju. Hapja e biznesit përmes OneUp është 100% falas.

A e zëvendëson OneUp kontabilistin tim?

Qëllimi ynë nuk është t’i zëvendësojmë kontabilistët: mund ta mbani të tuajin dhe OneUp punon së bashku me të. Por e vërteta është se gjithçka mund të kryhet brenda platformës, nga regjistrimi i çdo transferi deri te pasqyrat financiare.

A është OneUp vetëm për kompani të reja?

Jo. OneUp është ndërtuar për biznese të reja, biznese ekzistuese, profesionistë të pavarur dhe investitorë nga mërgata. Edhe kalimi i një biznesi ekzistues nis me një bisedë gjatë regjistrimit: i sillni të dhënat e nevojshme, deri në 6 vjet histori financiare, dhe ky proces është gjithashtu falas.

Si më ndihmon OneUp me financim?

OneUp përdor të dhënat e biznesit tuaj dhe një algoritëm që i mbulon të gjitha institucionet financiare në Kosovë, për m’e gjetë produktin më të lirë dhe më të përshtatshëm për ju. Përveç kësaj, ofrojmë mbi 25.000 € fonde për Google Cloud dhe AWS.

A mund ta përdor OneUp nga Zvicra ose Gjermania?

Po. OneUp është i ndërtuar edhe për mërgatën, duke ju mundësu ta hapni, menaxhoni dhe rritni biznesin tuaj në Kosovë. Kemi integruar nënshkrimet digjitale të konfirmuara nga institucionet, kështu që nuk ju duhet të udhëtoni deri në Kosovë vetëm për një dokument ose një nënshkrim.