Historia jonë
Kush jemi ne?
Këqyre Kosovën.
Gjithçka filloi me një projekt të thjeshtë: me e paraqitë Kosovën ashtu siç e shohim ne. Gjatë fushatës “Këqyre Kosovën” vizituam 50+ biznese anembanë vendit dhe pamë nga afër punën e jashtëzakonshme të pronarëve, familjeve dhe ekipeve pas tyre.



Realiteti tjetër
Me çka ballafaqohen pronarët e bizneseve çdo ditë?
Pas çdo produkti të bukur dhe çdo historie suksesi pamë edhe një realitet tjetër: administrim, kontabilitet, tatime dhe dokumente pa fund. Puna e vërtetë, ajo për të cilën e kishin hapur biznesin, shpesh mbetej në hije për shkak të afateve dhe deklarimeve.



Mërgata
Distanca nuk duhet të jetë pengesë.
Edhe mërgata e jeton këtë sfidë çdo ditë. Shumë shqiptarë jashtë vendit investojnë, hapin biznese dhe mbështesin familjet e tyre në Kosovë, por gjithçka duhet menaxhuar nga distanca: përmes telefonatave, dokumenteve të shpërndara dhe njerëzve të ndryshëm.
- Kosova
- Mbretëria e Bashkuar
- Gjermania
- Zvicra
OneUp
Kështu filloi rrugëtimi ynë.
Kështu lindi OneUp, një vend i vetëm ku regjistrimi në ARBK, deklarimet në ATK, kontabiliteti, kontratat, pagat dhe dokumentet menaxhohen lehtë, qartë dhe shpejt. Peshën e administrimit e mbajmë ne, që pronari të merret me punën e vet.
- Kontabiliteti i plotë
- Deklarimet tatimore në ATK, si dhe regjistrimi dhe ndryshimet në ARBK
- Kalendari automatik i deklarimeve
- Ngarkimi ditor i transfereve bankare, me kategorizim në mënyrë automatike
- Pasqyra e biznesit 24/7 dhe shëndeti financiar
- Analizimi i kontratave
Qartësia
Rrituni me ne, ndërsa kontrollin e mbani ju.
Me OneUp, pronarët e shohin gjendjen e biznesit të tyre në kohë reale dhe kanë qasje në mundësi financimi përmes partnerëve tanë dhe institucioneve financiare në Kosovë. Qëllimi ynë është që çdo pronar biznesi t’i kuptojë opsionet e veta dhe të gjejë ofertën që i përshtatet.



Ekipi ynë
Njihu me ekipin.
OneUp ndërtohet nga një ekip me përvojë në financa, teknologji dhe produkt.

Ulpian Morina
Themelues dhe Drejtor i Teknologjisë
Drejtor teknologjie në hije dhe udhëheqës i inxhinierisë në EV. Konsulent i lartë në sektorin bankar dhe fintech, me përvojë të mëparshme profesionale në NatWest dhe Financial Times (FT). Sipërmarrës dhe ekspert i teknologjisë.

Leona Zogiani
Menaxhere Kryesore e Projekteve
Menaxhere projektesh e certifikuar nga “Association for Project Management (APM)” në Londër. Përgjegjëse për mbikëqyrjen e planifikimit dhe zbatimit të projekteve, si dhe për arritjen e objektivave të tyre.