Historia jonë

Gjithçka filloi me një projekt të thjeshtë: ta prezantonim Kosovën përmes kampanjës “Këqyre Kosovën”. Gjatë këtij udhëtimi, vizituam qindra biznese artizanale nëpër vend dhe pamë nga afër punën e jashtëzakonshme që bënin pronarët, familjet dhe ekipet pas tyre.

Por, pas çdo produkti të bukur dhe çdo historie suksesi, pamë edhe një realitet tjetër: bizneset në Kosovë përballen çdo ditë me pengesa që nuk lidhen me talentin apo përkushtimin e tyre, por me administrimin, kontabilitetin, tatimet, dokumentet dhe qasjen në financim. Puna e vërtetë, ajo për të cilën e kanë hapur biznesin, shpesh mbytet nën afate, deklarime dhe dokumente.

Diaspora është gjithashtu pjesë e rëndësishme e historisë së OneUp. Shumë shqiptarë që jetojnë jashtë Kosovës vazhdojnë të investojnë, të hapin biznese, të mbështesin familjet e tyre dhe të krijojnë lidhje ekonomike me vendin. Por për ta, administrimi i një biznesi në Kosovë shpesh është edhe më i vështirë, sepse gjithçka duhet të menaxhohet nga distanca, përmes telefonatave, dokumenteve të shpërndara dhe njerëzve të ndryshëm.

OneUp është krijuar për ta larguar këtë peshë nga supet e pronarit të biznesit. Është një vend i vetëm ku regjistrimi i biznesit, kontabiliteti, tatimet, kontratat, pagat dhe dokumentet menaxhohen më lehtë, më qartë dhe më shpejt.

Përmes OneUp, pronarët mund të shohin gjendjen e biznesit të tyre në kohë reale dhe të kenë qasje në mundësi financimi përmes partnerëve tanë dhe institucioneve financiare në Kosovë. Qëllimi ynë është t’i ndihmojmë bizneset të kuptojnë më mirë opsionet që kanë dhe të gjejnë ofertat më të përshtatshme për nevojat e tyre.

Ekipi ynë

OneUp është ndërtuar nga një ekip me përvojë në teknologji, financa, menaxhim produkti dhe zhvillim biznesi.

Ulpian Morina është Co-Founder & CTO i OneUp. Ai sjell përvojë të gjerë në inxhinieri, banking dhe fintech, me eksperiencë si Shadow CTO & Head of Engineering në EV, si dhe si Senior Consultant në Banking dhe Fintech. Përvoja e tij teknologjike është baza mbi të cilën po ndërtohet platforma OneUp.

Alban Nevzati është Co-Founder i OneUp. Me mbi 20 vite përvojë në sektorin financiar, credit risk, fintech dhe digjitalizim të produkteve, ai sjell njohuri të thellë mbi mënyrën se si funksionojnë institucionet financiare dhe si mund të krijohen zgjidhje më të mira për bizneset.

Leona Zogiani është e certifikuar në Londër si Menaxhere e Projekteve dhe udhëheq ekipin, zhvillimin e produktit dhe koordinimin e punës ndërmjet biznesit, teknologjisë dhe partnerëve. Roli i saj është të sigurojë që OneUp të ndërtohet rreth nevojave reale të pronarëve të bizneseve dhe të zhvillohet në mënyrë të qartë, praktike dhe të përdorshme.

Së bashku, ekipi i OneUp kombinon përvojën në fintech, teknologji, menaxhim produkti dhe operacione biznesi për të ndërtuar një platformë që u ndihmon bizneseve në Kosovë të punojnë më lehtë, më qartë dhe me më shumë kontroll.

Ulpian Morina
Alban Nevzati
Leona Zogiani